Vdes mërgimtari që erdhi për pushime në Kosovë, ishte 31 vjeçar
Të hënën ka vdekur në moshën 31-vjeçare, Qendrim Kolgeci nga fshati Vraniq i Komunës së Suharekës.
Kolgeci, i cili kishte ardhur për pushime në Kosovë, thuhet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ai po jetonte në Gjermani, teksa u bë i ditur se varrimi i tij do të bëhet të martën në ora 18:00.
Vdekjen e Kolgecit e kanë ngushëlluar miqtë e tij të shumtë nëpër rrjete sociale.