Vdes këmbësori që u aksidentua në afërsi të MASH-it
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, më saktë në afërsi të Ministrisë së Arsimit. Siç mëson Insajderi, këmbësori ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.
Nga pamjet e siguruara, shihet se vetura ka goditur shtyllën duke e lëkundur nga vendi, si rrjedhojë këmbësori është goditur nga ajo për vdekje.