Lajme

Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë

I dyshuari për plagosjen e dy grave, nënë e bijë në Fushë-Kosovë, ka vdekur në QKUK.

Lajmi është konfirmuar nga mjeku kujdestar, Ejup Govori.

Pak më parë, u raportua se i dyshuari është gjetur i plagosur në një arë të një fshati të Fushë-Kosovës me dy plagë nga arma e zjarrit nën brinjë.

I njëjti është transportuar me shenja jete në Emergjencën e SHSKUK-së nga stafi i emergjencës së Fushë-Kosovës.