KryesoreLajme

Vdes fëmija një vjeçar në Spital, prindi akuzon stafin për trajtim të pandërgjegjshëm

Një foshnje ka vdekur të enjten në Spitalin Rajonal të Pejës.

Rasti është hapur si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor, ndërsa babai i foshnjës, i ka thënë Policisë se një ditë më parë e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi.

Policia thotë se janë duke hetuar rastin.

Raporti i plotë:

Rr. Nënë Tereza, Pejë 06.11.2025 – 08:50. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se fëmija i tij, rreth një vit e gjysme, pasi e kishte dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për shkak se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë. Sipas ankuesit, ai edhe me datën 05.11.2025 fëmijën e kishte dërguar për trajtim në spitalin e njëjtë dhe pas tretmanit ishte liruar në shtëpi. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.