Vdekja e dyshimtë e foshnjës së porsalindur në Prizren, dyshohet për vrasje
Fakton.info pak më parë raportoi për një rast tronditës që ka ndodhur sot në Prizren, ku në afërsi të Parkut të Qytetit, është gjetur pa shenja jete një foshnjë e porsalindur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti tragjik.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i tha Sinjalit se në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti po trajtohet si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’.
“Me këtë rast po merrren hetimet rajonale dhe po trajtohet si ‘Vrasje e foshnjës së porsalindur’, në konsultim me Prokurorin e Shtetit kështu do të fillojnë hetimet dhe po trajtohet si rast i kësaj natyre”, tha Gashi.
Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës që dolën në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.