Lajme

Vazhdojnë garat me vetura, dënohen me nga 150 euro dy të rinj – Policia publikon pamjet

Përkundër që vetëm para pak ditësh një garë me vetura përfundoi tragjikisht në Autostradën “Ibrahim Rugova”, të rinjtë po vazhdojnë me organizime të tilla. Kështu ka ndodhur edhe të hënën në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, shoferët H.A., i moshës 24-vjeçare dhe S.A., i moshës 21-vjeçare, me veturat e tyre me datën 18.12.2023 rreth orës 22:35, po bënin gara të shpejtësisë, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
📸 Watch this video on Facebook https://www.facebook.com/share/v/uLNFFfrsvLstzqdz/?mibextid=KsPBc6
Ndaj tyre, policia shqiptoi gjobë kundërvajtëse sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 150 euro dhe nga 1 pikë negative.