Lajme

Ushtari që shërbeu plotë 14-vite, largohet nga puna në FSK-së

Ushtari i FSK-së Ejup Berisha, pas 14-vitesh shërbim në këtë institucin ka vendosur një hap kapitull të ri në jetën e tij.

Berisha i cili me anë të një postimi në rrjetet Sociale ka treguar mirënjohjen e tij për këtë institucion, shkruan Veriu.info

Ushtari ka treguar se për arsye përsonale ka lënë punen në FSK, për të punuar fushën e financave dhe kontabilitetit

Postimi i plotë:

Përshëndetje Miq dhe Kolegë,
Ju njoftoj se për arsye personale dhe profesionale, nga sot dhe zyrtarisht, pas një shërbimi 14-vjeçar në Forcën e Sigurisë së Kosovës, rrugëtimi im përfundon këtu.
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj kolegëve dhe miqve të mi, të cilët kanë qenë pjesë e kësaj periudhe të jashtëzakonshme.
Ju falënderoj sinqerisht dhe uroj të gjithëve sukses në rrugëtimin tuaj të ardhshëm.
Për mua, nga sot fillon një kapitull i ri në fushën e financave dhe kontabilitetit. Andaj, jam i lumtur që do të ndaj sfidat e reja në fushën time të re.

Dear Friends,
Today marks the end of my journey with the Kosovo Army after 14 years of service.
It’s been a beautiful journey filled with challenges, unforgettable memories, and both personal and professional growth, all shared with incredible people.
I sincerely thank you for your trust and the immense experience gained during this time.
Here’s to new beginnings!