Lajme

U tha se u sulmua nga djali i tij, reagon Çun Lajçi

Aktori i njohur Çun Lajçi ka reaguar pas lajmeve se ai dhe bashkëshortja kanë qenë viktimë e dhunës në familje nga djali i tyre.

Aktori thotë se lajmet janë të ekzagjeruara, dhe sipas tij djali ka qenë në gjendje të dehur kur vetë i theu me dorë gotat dhe u dëmtua fizikisht. Për këtë, Lajçi njoftoi policinë.

Reagimi i plotë i Çun Lajçit:

Kundërpërgjigje

—portaleve që për nji cent e therin njeriun!
Por edhe policisë që mizën e ban buall!

E vërteta asht se djali ishte i dehur! I kishte thye gotat me dorë dhe i rridhte gjak. Unë e thirra policinë që t’merret me rastin, tue u frigua se mund ta sulmonte dikend, apo edhe mua si prind!

Tani:

Si ka mundësi që për nji cent ma shumë tentoni ta shkatërroni nji familje tue i shtrembnue t’vërtetat!

Djali asht i imi e a lkoholi asht i shtetit e shoqnia për nji cent të vritka!
Faleminderit që brengoseni, por djali asht i imi, i mirë i keq ky që asht!