Kryesore

U tha se mashtroi me ofertë “All incluzive” Sharr Travel tregon të vërtetën!

Kompania turistik “Sharr Travel” ka reaguar pas publikimit të lajmit nga Fakton.info se ka mashtruar disa persona me ofertën e pushimeve “Ultra All incluzive” duke demantuar atë.

Sipas “Sharr travel” e vërteta qëndron ndryshe.

Më poshtë e gjeni sqarimin pa ndërhyrje:

“FAKTON.info pse nuk keni kerkuar informata nga ne , por botoni lajm te pa konfirmuar vetem per pelqime e komente , cilat jane parimet baze ne punen tuaj, duhet tu ju vije turp per shpifjet e bera, klietet kane ardhur ne zyre te cilen e kemi oferten publike me 75 euro HB dhe aq kane paguar, dhe ata nuk kane dashur te paguajne per All inlucive dhe i kane terhjek paret e paguara , e anen tjeter kane bere deklarikm re rrejshem jane komunikimet ato ne i kemi dhe do te shihemi ne gjykate per keto shpifje!” – Thuhet në reagimin e Sharr Travel.

Pas kontaktimit nga Fakton.info menjëherë reaguan nga Sharr Travel dhe njoftuan se e vërteta nuk qëndron ndryshe.

Më poshtë mund ta shihni edhe lajmin për të cilin u bë ky sqarim nga “Sharr Travel”

Paguan mbi 900€ për ‘ultra all-inclusive’, pas një dite “Sharr Travel” i njofton se oferta ishte me mëngjes dhe darkë