‘U sulmua nga qeni endacak, u rrëzua dhe pesoi sulm në tru’, Burri nga Skenderaj rrëfen tmerrin që e përjetoj
Në qytetin e Skenderaj, por jo veq në qytet edhe në fshatra të kësaj treve numri i madh i qenve endacak janë duke paraqitur një rrezik përmamnet për banorët e kësaj anë. Rreziku nga sulmi i tyrë është shumë i mundshëm, shkruan portali rajoni.org.
Një rast i sulmit ka ndodhur dje në orët e mengjesit në rrugë në lagjën tre të Skenderajt ku viktima gjatë sulmit të një qeni endacak është alivanosur.
Sipas burimev të rajonit pas kësaj përsoni S.H është dërguar në qendren emergjente në Skënderaj e me pas në Spitalin rajonal në Mitrovicë të cilët e kanë udhëzuar për në QKUK në Prishtine.
Pra gjatë sulmit të qënit – S.H ka marrë edhe plage në trup dhe i njejti është rrëzuar dhe ka humbur vetdijën; kurse në kontrollët e detajuara mjekësorë atij i del në raport se aty, pas rrëzimit ka pësuar edhe sulum në tru.
“Jam kanë duke ecur rrugës në lagjen tre, pa pritmas jam sulmuar nga një qenë i cili me ka rrëzur dhe me nuk di asgje pasiqë kam humbur vetëdijën. Në të gjitha keto ente shëndetësorë më kanë thënë se ti ke pasur sulum si pasojë e ketij rasti; por fal zotit kam shpëtuar“ u shpreh viktima i këtij rasti për portalin rajoni i cili apelon tek organët pergjegjese qe të ndërrmarrin diçka në këtë drejtim.
Rajoni ka siguruar edhe raportin mjekësore.