Lajme

U nisën nga Spitali i Prishtinës me fëmijën e sëmurë për në Gjermani, familja kosovare kthehet mbrapsht nga maskat në Serbi

Bllokada kufitare nga Serbia, KFOR-i në Jarinje
Bllokada kufitare nga Serbia, KFOR-i në Jarinje
06.09.2024 23:39

Një familje kosovare është ndaluar nga disa persona të maskuar pasi kanë hyrë nga Kosova në Serbi.

Klan Kosova merr vesh se familja ishte nisur për në Gjermani nga Spitali i Prishtinës, ku e kishin fëmijën për trajtim, mirëpo janë kthyer mbrapsht nga persona të maskuar në Serbi që kanë bllokuar pikëkalimet kufitare me Kosovën.

Gjithashtu Klan Kosova ka siguruar edhe pamje nga momenti i kthimit të tyre, ku njëri nga familjarët thotë se edhe policia serbe po qëndronte para personave të maskuar, por që nuk ndërmerrnin asgjë.

“Na kthyen, policia në të gjitha anët, përpara njerëz me maska para tyre”, është shprehur ai pas kthimit, në një bisedë me një polic kosovar