U kap në motel në Çagllavicë me një vajzë të mitur, 29-vjeçari përfundon në Polici
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e mitura, ndërsa shpesh të dyshuar, janë persona të moshës madhore, të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë, ku një person është gjetur me një vajzë të mitur në një motel në Çagllavicë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se 29-vjeçari dyshohet të ketë keqpërdorur seksualisht 16-vjeçaren dhe si rrjedhojë është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas intervistimit nga organet e hetuesisë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunim’.