U dërgua me urgjencë në QKUK, vdes i paraburgosuri në Prishtinë
Një person i cili ishte në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë ka vdekur sot në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues përmes një komunikate për media, ku thuhet se i burgosuri ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi për sëmundjet nga të cilat vuante.
“I njëjti ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet praprake me të cilat është pranuar. Nga data 19.07.2023 ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, i njëjti ka ndrruar jetë”, thuhet në njoftim.