U denua nga Gjykata/ Çifti sërish në telashe, kësaj here gruaja ushtron dhunë ndaj burrit
Telashet e konfliktet mes çifteve bashkëshortore shpeshherë eskalojnë në dhunë verbale e fizike ndaj njëri-tjetrit. Për këtë arsye në shumë raste është e domosdoshme ndërhyrja e organeve të rendit dhe ndërmarrja e veprimeve ligjore ndaj të dyshuarve, raporton Gazeta Sinjali.
E një çift nga fshati Sllatinë e Epërme, të cilët në fund të muajit mars kishin përfunduar në stacion policor, pasi gruaja denoncoi burrin për dhunë, sërish kanë shkuar në derë të Policisë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në rastin e fundit e dyshuar është gruaja, të cilën burri e akuzon për sulm fizik.
Bazuar në dëshminë e tij e gjithë kjo ka ndodhur pas provokimeve të gruas së tij që ta detyrojë të kryejë veprime që bien ndesh me ligjin pas dënimit që i është shqiptuar nga Gjykata. Sipas tij, kur ajo nuk ia ka arritur qëllimit, e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë.
Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.