Lajme

Tym i madh në afërsi të QKUK-së, dyshohet se një objekt është përfshirë nga zjarri – VIDEO

Në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mëngjesin e sotëm është parë tym i madh, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, teksa dyshohet se një objekt është përfshirë nga zjarri.

Redaksia ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.