Lajme

Turqia goditet nga një tërmet tjetër

Qendra sizmologjike e Evropës (EMSC) ka njoftuar se para më pak se një orë Turqia është goditur nga një tërmet tjetër me fuqi prej 5.5 magnitudë.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, të lënduar apo dëme materiale

Erdogan pritet t’i vizitojë rajonet e prekura nga tërmeti
Ndërkohë, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do t’i vizitojë zonat e prekura pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin, raportojnë mediat shtetërore.

Shkon në 9 mijë e 500 numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë kanë shkaktuar një tragjedi tejet të rëndë.

Si shkak i këtyre tërmeteve numri i viktimave tani për tani ka arritur në 9 mijë e 500. Numri i njerëzve të vrarë në Turqi është 6 mijë e 957.

Sipas raportimeve të fundit sa i përket numrit të viktimave në Siri ende nuk është saktësisht i sigurt, por thuhet se janë rreth 2 mijë e 500 njerëz të cilët kanë vdekur.