Trusti del me njoftim – lajm me rëndësi për qytetarët
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK – Trust) ka njoftuar se ka filluar zyrtarisht shpërndarja e pasqyrave vjetore për vitin 2025 për të gjithë kontribuuesit.
Sipas njoftimit, kontribuuesit për të cilët Trust-i posedon adresa elektronike tashmë kanë filluar t’i pranojnë pasqyrat e tyre përmes emailit, ndërsa në ditët në vijim do të nisë edhe dërgimi i pasqyrave përmes postës.
Për vitin 2025, Trust-i bën të ditur se 455,692 pasqyra vjetore po shpërndahen përmes emailit, ndërsa 167,177 pasqyra do të dërgohen përmes postës.
Nga Trust-i rikujtojnë se mënyra më e shpejtë dhe më e sigurt për t’u informuar rreth kursimeve pensionale është regjistrimi në portalin eTrusti, i cili mundëson qasje ditore në të dhënat e llogarisë pensionale përmes internetit në adresën: online.trusti.org.
Po ashtu, kontribuuesit kanë mundësi që pasqyrën e llogarisë pensionale ta shkarkojnë edhe përmes platformës eKosova, në seksionin “Kontributet dhe pensioni”.
Trust-i u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë platformat digjitale për informim më të shpejtë dhe transparent rreth kursimeve të tyre pensionale

