“Tri plagë në bark”, detaje të tjera rreth plagosjes së të dyshuarit për vrasjen në Malishevë
Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës, është shtrirë tashmë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, pas trajtimit që mori në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Ksoovës.
Klankosova.tv ka mësuar se Isufi është i plagosur në pjesën e poshtme të barkut.
Burimet e njëjta pohojnë se i dyshuari në fjalë në trupin e tij i ka tri plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.
Po ashtu, dyshohet se në abdomenin e tij mund të ketë edhe më shumë se tre predha të plumbit.
Isufi është në gjendje stabile shëndetësore, dhe ka dëmtime të ndonjë orani në trupin e tij.
Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës në fshatin Gollubovc të Malishevës, u arrestua në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Siç ka raportuar ekskluzivisht Klankosova.tv rreth orës 06:30, Isufi është gjetur duke u fshehur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaqicë të Malishevës.
Në momentin e arrestimit, ai ka qenë i plagosur me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Fillimisht, i dyshuari është trajtuar në QKMF-në e Malishevës dhe më pas është transferuar në QKUK, nën masa të rrepta sigurie

