Lajme

Treni godet veturën në Fushë Kosovë: Katër persona të lenduar

Katër persona të lënduar në aksidenti mes trenit dhe veturës në Fushë Kosovë

Këtë e konfirmoj edhe zëdhënesi i Policisë, Daut Hoxha, ku njoftoj se si pasojë e këtij aksidenti katër persona janë lënduar në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë-Kosovë të mërkurën, në orën 16:50.

‘’Rreth orës 16:50 është raportuar lidhur me një aksident në Fushë Kosovë, në rr. Fehmi Lladrovci, ku janë perfshirë; treni që qarkullon në drejtimin Prishtinë-Pejë dhe një automjet.

Sipas informacioneve fillestare katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore, është njoftuar emergjanca, perderisa njësitet kompetente policore janë duke u marr me rastin. Kerkojmë nga të gjithë pjesmarrësit në rrugë, në veqanti nga drejtuesit e automjeteve që gjatë drejtimit të automjeteve të jenë vigjilent, të resepktojnë shenjat e trafikut dhe kujdes të shtuar të paraqesin nëpër udhëkryqe dhe aty ku kalojnë hekurudhat’’ tha Hoxha për IndeksOnline