Tre familjarë të Driton Kukës të përfshirë në tentim-vrasjen në Pejë, njëri ndodhet në arrati
Në orët e hershme të së dielës ka ndodhur një tentim vrasje në Pejë. Rrugës për Rozhajë një veturë brenda së cilës ndodhej viktima është gjuajtur me armë zjarri. Policia rastin e ka quajtur si “Tentim-vrasje” derisa Prokuroria e Pejës bëri të ditur për Insajderin se ka ndaluar dy perona si të involvuar në rastin. Insajderi mëson se edhe një i tretë ndodhet në arrati.
Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se dy personat e arrestuar dhe një person i tretë që ndodhet në arrati janë familjar të trajnerit të njohur të Xhudos – Driton Kukës.
Sipas burimit, Shqipron Kuka është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për përfshirje në tentim vrasje.
Ndërsa i arrestuar është Kukë Kuka bashke me një peron tjetër. Siç mëson Gazeta, dy personat e arretaru janë djemt e vllaut të Driton Kukës. Njëri nga ta është i mitur.
Prokuroria e Pejës me herët konfirmoi se ka ndaluar dy perisna si të dyshuar për vrasje e mbetur në tentativë.
“Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë”, ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Lidhur me rastin, Insajderi ka kontaktuar Driton Kukën, por i njejti nuk ka dashur të flas lidhur me rastin duke mbyllur telefonin.
Çfarë dihet për rastin
Të dielën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori, i cili rastin e ka cilësuar si tentim vrasje.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi thotë se rasti ka ndodh derisa viktima ishte duke vozitur nga drejtimi i Pejës për në Rozhajë.
“Rrastin e ka raportuar viktima, derisa ka njoftuar se nga të shtënat që kanë shkuar në drejtim të tij, i është dëmtuar vetura. Plumbat në drejtim të viktimës, kanë shkuar nga një veturë e ndaluar afër një lokali në rrugën Pejë-Rozhajë”.
Policia tash është duke kryer të gjitha hetimet për zbardhjen e rastit, personat e dyshuar ende janë në arrati.
Njësitet kompetente në vendin e ngjarjes kanë gjetur dëshmi, siç janë disa gëzhoja.