Lajme

Traktori ua merr jetën dy personave, policia del me detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00, ku vozitësi thuhet se ka humbur kontrollin.

Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri në emergjencën e Gjilanit.

“Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin policor.

Aksidenti është iniciuar si “vdekje aksidentale”.