Lajme

Traktori bëhet mollë sherri për tre vëllezërit në Obiliq, bëhen llom mes vete

Konfliktet mes vëllezërve në qytetet e ndryshme të vendit, shpeshherë përfundojnë me sharje e ofendime ndaj njëri-tjetrit e madje me raste eskalojnë në kërcënime e përleshje fizike.

Në sherr janë përfshirë edhe tre vëllezër në fshatin Babimoc të Obiliqit, për çka është dashur ndërhyrja e Policisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit janë kapur mes vete për shkak të një traktori, i cili është pronë e përbashkët e tyre dhe e gjithë situata ka eskaluar në dhunë fizike.

Tre vëllezërit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, teksa rasti është cilësuar ‘Sulm’.