Lajme

Tragjike: Vrasje në Pejë, burri dyshohet se privoi nga jeta gruan

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij, raporton Gazeta Sinjali.

E përditësuar:

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar

Trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.