Lajme

Tragjike: Vetura godet për vdekje një biçiklist, shoferja dërgohet në mbajtje

Një person ka humbur jetën dje në Ferizaj, pasi i njëjti u përfshi në një aksident trafiku në rrugën ‘Riza Matoshi’, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se shoferja dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën i cili po drejtonte biçikletën.

“Vozitësja femër kosovare me veturë nga pa kujdesia, ka goditur biçiklistin mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime ka pësuar biçiklisti i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ku si pasoj e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi , ndërsa shoferja është dërguar në mbajtje.