Tragjike: Polici vret veten me armën zyrtare pasi mësoi se vuan nga një sëmundje e rëndë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Lezhës, ku një efektiv Policie ka vrarë veten.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, ku mësohet se viktima është identifikuar me iniciale Gj. L. Ky i fundit i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Dyshohet se ai u vetëvra në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 17;50, në fshatin Spiten, Lezhë, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë, në oborrin e banesës së tij, është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë (armën e shërbimit), punonjësi i Policisë, shtetasi Gj. L., 64 vjeç, personel i D.V.P Lezhë”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet e para hetimore.