Tragjike: Një i vdekur nga zjarri që përfshiu Psikiatrinë e QKUK-së
Një pacient ka mbetur i vdekur nga zjarri në shërbimin emergjent të Klinikës së Psikiatrisë në QKUK, ndërsa tre punëtorë shëndetësorë janë por fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Pacienti me sëmundje psikiatrike ishte i hospitalizuar në klinikë, por kishte dalë nga aty në orët e vona të së mërkurës, ndërsa më vonë ishte sjellë nga Policia e Kosovës në emergjencën e Klinikës së Psikiatrisë.
Pacienti ishte vendosur në një dhomë të izoluar në këtë shërbim dhe rreth një orë më vonë ka rënë zjarr në atë dhomë, duke u djegur dysheku i shtratit, ku për pasojë i njëjti ka ndërruar jetë, raporton Gazeta Shneta.
Ende nuk dihet se si është shkaktuar zjarri.
Vdekjen e pacientit e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Dr. Faton Kutllovci, i cili ka thënë se pacienti ishte trajtuar edhe më parë në klinikë.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Policisë së Kosovës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.