Lajme

Tragjike, një burrë vdes në vendin e tij të punës

Një burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në Ferizaj.

Policia e Kosovës njoftoi se rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 12:20. Në njoftim bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë njësitet policore dhe prokurori.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Në konsultim me prokurorin, trupi i pa jetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në raportin e PK-së.