Lajme

Tragjike: Një 24-vjeçar në Prizren gjendet i vdekur, dyshohet se bëri vetëvrasje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur para rreth dy orësh në Prizren, ku një i ri po dyshohet se ka bërë vetëvrasje, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 24-vjeçar, i cili u gjet pa shenja jete dhe vdekja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme për të ndriçuar rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve