Tragjedia në familjen Xhymshiti, ky është i riu qe u ther me thike për vdekje nga moshatari i tij
Një rast tragjik ka ndodhur të enjten në mbrëmje në një familje në Viti. Djali i tyre i mitur dyshohet shohet se u ther me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura. Gazeta Sinjali raportoi se hetimet tashmë kanë nisur, ndërkohë që rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia.
Kjo ngjarje ka tronditur familjen e të ndjerit nga fshati Lubishtë i Vitisë, kur e morën lajmin për vdekjen e B.Xhymshitit (emër i njohur për redaksinë), i cili fatkeqësisht nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve që mori.
Ajo që dihet deri më tani është se viktima dhe i dyshuari janë të mitur.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor që e mori për trajtim e më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
Hetimet tashmë kanë nisur me urdhër të Prokurorit të Shtetit.