Lajme

Tragjedi për familjen Berisha, Ky është mërgimtari që vdiq rrugës për Kosovë

Mërgimtarit Xhevdet Berisha ka mbetur i vdekur pas një aksident që ka ndodhur teksa ishte nisur rrugës për të ardhur në Kosovë.

Klubi FC Kosova Regensburg, ka njoftuar për vdekjen e mërgimtarit Xhevdet Berisha, i cili është aksidentua afër kufirit në Merdare.

Në telegram ngushëllimi, thuhet se Berisha nga Obiliqi ka qenë veprimtar i palodhur i çështjes kombëtare.