KryesoreLajme

Tragjedi në një familje në Prizren, babai ther për vdekje vajzën 15 vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Prizrenit mëngjesin e sotëm, ku një shtetas turk dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare dhe ka plagosur rëndë vajzën tjetër 10-vjeçare, përpara se të tentonte të vetëvritej.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, rasti ka ndodhur rreth orës 05:57 në rrugën “Shote Galica”.

Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ai tha se katër patrulla policore janë angazhuar në operacionin për neutralizimin e të dyshuarit, i cili pas ndërhyrjes është arrestuar në vendngjarje

I dyshuari, po ashtu, ka tentuar të vetëvritet duke i prerë venat dhe aktualisht ndodhet në trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“ Sot më datën 6 , në orën 5:57 policia ka marrë informatën se ndodhet një person i lënduar në rrugën Shote Galica në Prizren.. Urgjenca mjekësore që ka shkuar në vendin e ngjarjes nuk ka mundur të ju ofrojë ndihme pasi që një person është me thikë në dorë . menjëherë janë nis në drejtim katër patrulla policore , në vendin e ngjarjes e kanë neutralizuar të dyshuarin i cili ka qenë më thikë në dorë. Në vend ngjarje tre persona kanë pësuar lëndime. Në bazë të informatave të parta këtë rast i dyshuari babai ka lënduar me thikë dy vajzat e tij njëra 15 vjeqare tjetra 10 vjeçare. Vajza 15 vjeçare ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rënd është dërguar në qkuk, i dyshuari është arrestuar ku po ashtu e ka lënduar vetën me thikë duke i prerë venat është në spitalin rajonal, motivet ende nuk dihen. Të tre janë shtetas turk me banim të përkohshëm në Prizren”, tha ai./Arbresh.info