Tradhëti brenda familjes: 22-vjeçarja e kap për fyti kunatën, e akuzon se ka një marrëdhënie me burrin e saj
Ndër telashet më të shpeshta në familje, janë ato ku përfshihen kunatat. Mosmarrëveshjet mes tyre shpesh herë përcillen me ofendime, të shαra e kërcëηime, por në shumë raste përshkallëzohen edhe në “përleshje” fizike ndaj njëra-tjetrës.
Një konflikt mes kunatave ka ndodhur së fundi në një familje në fshatin Peran të Podujevës, ku një grua dyshohet se sulmoi fizikisht kunatën e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka njoftuar se 22-vjeçarja e ka rrahur duke e kapur për fyti.
LEXO EDHE: Lajm i hidhur: Vdes muzikanti i njohur Qazim Baliqi
Bazuar në dëshminë e 29-vjeçares e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e dyshimeve për tradhti tek e dyshuara. Kjo e fundit, e ka akuzuar se ajo ka një marrëdhënie me bashkëshortin e saj.
Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë edhe dëshmia e bashkëshortit të të dyshuarës, i cili ka mohuar të ketë pasur dhunë fizike ndaj viktimës.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.