Toka mollë sherri, rrahen mes vete katër burra në Gjakovë – arrestohen nga Policia
Konflikti për pronë në rrugën “Muslim Mulliqi” në Gjakovë, ka çuar në mosmarrëveshje dhe përleshje fizike katër persona.
Rasti ka ndodhur sot, në orët e mëngjesit, ku personat e përfshirë në përleshje ishin fqinj mes vete, të cilët më pas u arrestuan nga Policia e Kosovës.
Ndërsa, siç bënë të ditur për Sinjalin, zëdhënësi i Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj, dy prej tyre janë ndalur në mbajtje, pasi kishin kanosur viktimën.
“Rreth orës 09:00 jemi njoftuar për një mosmarrveshje mes fqinjësh në rrugën “Muslim Mulliqi” në Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit dhe ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj, kosovar. Dy nga të dyshuarit, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndalur në mbajtje (dyshohet se kishin kanosur viktimen mashkull, kosovar)”, tha Elezaj.
Elezaj shtoi se rasti është iniciuar “Kanosje”