Kryesore

Tik-tak, tik-tak… Vetëm pak orë larg liberalizimit të vizave

Parlamenti Evropian të martën e voton tekstin për të cilin janë marrë vesh vendet e BE-së që edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen. Kjo vjen pas vendimit të 9 marsit kur Këshilli Evropian mekanizëm-vendim marrës I Bashkimit Evropian, për herë të parë votoi heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

Sipas njoftimit nga PE-ja, sapo në seancë plenare të martën miratohet liberalizimi, akti formalisht të mërkurën, bëhet ligj që nënshkruhet nga presidentja e PE-së dhe përfaqësuesi i Suedisë që mban presidencën e BE-së deri më 30 qershor.

20 ditë më vonë, vendimi hyn në fuqi me shpalljen në gazetë zyrtare.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, dhe ka gjasë që të merr pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në konferencë për shtyp, jo në ceremoninë e nënshkrimit.

Parlamenti Evropian disa herë që nga viti 2016 ka votuar në favor të lëvizjes së lirë të kosovarëve në Zonën Schengen.

Procesi bisedues mes Prishtinës zyrtare dhe Brukselit për heqjen e regjimit të vizave nisi në janar 2012.

Kosova ka plotësuar 95 kritere që ishin gati dyfishi që ju kërkua vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, që e kanë liberalizimin për më tepër se një dekadë.