Therje me thikë në Vushtrri: 36-vjeçari dërgohet me urgjencë në QKUK, arrestohet i dyshuari
Pasditen e së shtunës ka ndodhur një incident në rrugën “Rushit Strofci” në Vushtrri ku për motive akoma të panjohura, një 21-vjeçar ka therur me thikë një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. I riu që u sulmua është një 36-vjeçar, i cili është dërguar në spital, kurse i dyshuari është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se i dyshuari E.Merovci, po dyshohet se e ka therur me thikë viktimën, i cili pësoi plagë dhe u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Rasti u denoncua menjëherë në Polici dhe një njësi policore intervenoi në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet mjekësore, kurse i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin për të cilin dyshohet.
Sinjali mëson se ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshëm ligjore.
Në anën tjetër, viktima po ruhet nga Policia dhe shumë shpejtë pritet të jap versionin e tij për konfliktin që eskaloi në therje me thikë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.