Theret me thikë një i ri në Mitrovicë, pamje nga emergjenca (+18)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në Mitrovicë, ku për pasojë një person i moshës së re ka marrë plagë të rënda.
Lexues të Veriu info kanë dërguar foto nga QKMF-ja e Mitrovicës, ku shihet se policia ka arritur aty, përderisa në foton tjetër shihen njolla gjaku të pacientit në korridorin e emergjencës.
Burime të Veriu info bëjnë të ditur se i riu ka më shumë se një plagë si pasojë e goditjeve që ka marrë me thikë.
Mësohet pak minuta pasi që është pranuar për trajtim në emergjencën e QKMF-së, pacienti me autoambulancë nën shoqërimin e policisë është dërguar për trajtim mjekësor në spital.
Fotot e mëposhtme janë bërë në QKMF gjatë trajtimit të pacientit të therur me thikë: