Lajme

Thellohet tragjedia në Pejë: Gjendet pa shenja jete edhe nëna e 5-vjeçarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se është shënuar viktima e dytë si pasojë e vërshimeve në qytetin e Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se pas kërkimeve është gjetur pa shenja jete edhe nëna e fëmijës 5-vjeçar që humbi jetën në lagjen ‘Asllan Qeshme’.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, njofton se me datё24.06.2023 si pasojё e vërshimeve nё qytetin e Pejёs, nё lagjen “Asllan qeshme” njё fёmijё ka humbur jetën ndërsa nëna e tij ёshtё e zhdukur. Pas kërkimeve nga njësitet Policore rreth orё 01:20, tёdatës 25.06.2023, ёshtё gjetur personi i zhdukur femër , vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në komunikatë.