Lajme

Tërmet në Shqipëri

Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) njoftoi se është regjistruar një dridhje toke në Shqipëri.

Sipas Qendrës, dridhjet u shënuan të mërkurën me 3.5 shkallë të Rihterit në qytetin e Elbasanit.

S’është raportuar për dëme, derisa EMSC-ja theksoi se janë regjistruar edhe disa dridhje më të vogla.