Kryesore

Tentim vrasje në Podujevë: I riu goditet me mjet të fortë në kokë, dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Të shtunën pasdite, në fshatin Surkish të Podujevës, një 33-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjeve që ka pësuar nga një mjet i fortë. Sipas policisë, akoma nuk dihen rrethanat e incidentit, teksa Sinjali ka mësuar detaje të reja për rastin.

Rasti tashmë po hetohet si “Vrasje në tentativë” dhe një person i dyshuar është shpallur në kërkim nga Policia.

Siç ka mësuar Gazeta Sinjali, viktima është goditur me një mjet të fortë nga një 25-vjeçar, pas një mosmarrëveshje që dyshohet se e kanë pasur mes vete.

Për pasojë, i riu ka pësuar lëndime të rënda në kokë, për çka është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të trajtim mjekësor

Ndërkohë, në vendin e ngjarje, njësitet policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme – ku kanë gjetur edhe automjetin e viktimës me njolla gjaku.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, personi që dyshohet se ka kryet veprën është identifikuar dhe i njëjti po kërkohet nga ana e Policisë.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.