KryesoreLajme

Temperatura të larta sot, maksimalja deri në 36 gradë

Mot i nxehtë e kryesisht me diell parashihet të mbretëroj ditën e mërkurë në vend. Pasdite me zhvillime të vransirave, nuk përjashtohet mundësia që përreth zonave malore të ketë ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.

Temperaturat maksimale shkojnë deri në 34C e 36C. Minimalet zbresin në 16C e 18C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e veriperëndimi 2-5m/s.

Dita e enjtë do të jetë më e nxehta e këtij viti deri më tani. Maksimalet parashihet të arrinë deri në 36C e 38C. Mbetet ende mot kryesisht me diell, pa përjashtuar mundësi që orëve të pasdites rreth zonave malore të zhvillohen kushte për ndonjë rrebesh shiu. Të premten gjasat janë më të larta që të ketë rrebeshe shiu, më të përhapura në vend.

Temperaturat zbresin lehtë në 33C e 34C. Në fundjavë pësojnë rënie në 29C e 30C, e parashihet mot kryesisht me diell. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 17C e 20C. Nga dita e premtë frynë erë mesatare veriore 5-12m/s, njofton Mendimi për Motin.