Tejkaloi shpejtësinë, policia e dënon me 300 euro dhe ia merr patent shoferin për 6 muaj (Foto)
Në zonën ku ishte e paraparë që veturat të qarkullonin me shpejtësi 50 km/h, shoferi ferizajas po e ngiste veturën 98 km/h.
Por për këtë gabim ai u gjobitë rend nga policia rrugore, të cilët i shqiptuan gjobë prej 300 eurove, heqje të 3 pikëve si dhe ia morën edhe të drejtën e vozitjes për 6 muaj, duke ia konfiskuar patent shoferin, njofton Fakton.info.
Njoftimi i plotë i PK:
Gjobë ndaj shoferit për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj
Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 13:49 në rrugën ‘’Driton Islami’’ në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.M (M/K) i moshës 26 vjeçar, i cili me veturë shkaktoi kundërvajtje në komunikacion tejkalim të shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h, zhvilloi shpejtësi 98 km/h .
Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit. Shoferi në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.
Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.