Lajme

Të ‘zotit’ shtëpisë i del punë me mysafirin që gjuajti me armë në dasmën e tij, Policia ua zë derën

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve. Kështu zgjodhi të festojë edhe një person në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në fshatin Greme, ku ishte organizuar një aheng familjar dhe u dëgjuan të shtënat me armë.

Sipas informacioneve të para, një mysafir ka gjuajtur me armë në shenjë gëzimi, duke rrezikuar kështu edhe dasmorët e tjerë

Të zotit të shtëpisë i doli punë, pasi Policia ua zuri derën si ‘mysafir’ i paftuar, me ç’rast është sekuestruar arma e përdorur, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj secilit veç e veç është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, “Përdorimi i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.Ferizajasit i del punë me mysafirin që gjuajti me armë në dasmën e tij, Policia ua zë derën

news image
Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e ahengjeve. Kështu zgjodhi të festojë edhe një person në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në fshatin Greme, ku ishte organizuar një aheng familjar dhe u dëgjuan të shtënat me armë.

Sipas informacioneve të para, një mysafir ka gjuajtur me armë në shenjë gëzimi, duke rrezikuar kështu edhe dasmorët e tjerë

Të zotit të shtëpisë i doli punë, pasi Policia ua zuri derën si ‘mysafir’ i paftuar, me ç’rast është sekuestruar arma e përdorur, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj secilit veç e veç është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, “Përdorimi i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.