Lajme

Të dyshuarit për garën tragjike me vetura në Prizren mund të dënohen deri në 12 vite burgim

Dy persona janë dërguar në mbajtje lidhur me aksidentin e të shtunës mbrëma në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, ku si pasojë gjetën vdekjen tre këmbësorë, shkruan Reporteri.net.

Dy të dyshuarit Arlind S. dhe Irfan H. gjatë një gare të zhvilluar në autostradë, njërit prej tyre i humb kontrolla mbi veturën e tij, duke shkaktuar kështu aksidentit me fatalitet, ku vdiqën tre të rinj nga Gjakova të cilët në ato momente ndodhedhin anash rrugës duke xhiruar me telefona garën mes dy të dyshuarve.

Sipas Kodit Penal nga neni 370, rrezikimi i trafikut publik që sjell për pasojë vdekjen e një apo më shumë personave, dënueshmëria minimale është 3 vite kurse ajo maksimale 12 vite.

“Nëse vepra penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet”, përshkruhet në paragrafin 5 të nenit 370 të Kodit Penal.

Gazeta Online Reporteri.net sot ka publikuar pamje të reja nga kjo ngjarje tragjike ku duket qartë shpejtësia e madhe mes dy veturave, derisa dëgjohen të bërtiturat e njerëzve që atë natë ishin mbledhur për t’i parë.

“Kuku,,,kuku…çu more çuu..hej o Lord…”, dëgjohen në video zërat e personave tjerë që ishin afër vendit ku po zhvillohej gara atë natë në autostradë e cila pasoi me aksidentin fatal ku u mbyten tre të rinjtë nga Gjakova.

Dy nga tre viktimat u raportua se ishin futbollistë të ekipit “KF Gjakova”, derisa njeri prej tyre ishte familjar i të dyshuarit Arlind S..

Lidhur me rastin pati reagime të shumta, derisa u kërkua që organizime të tilla të ndalen menjëherë dhe dënimet të ashpërsohen