Lajme

Të dyshuarit ia mbyllën gojën 11-vjeçares, e zhveshën dhe dyshohet se kryen seks me të, detaje tronditëse nga rasti në Ferizaj

Sot u raportua për një rast të tmerrshëm të dhunimit që është denoncuar sot në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, që dyshohet se ka ndodhur vitin e kaluar, në qytetin e Ferizajt, ku dy të mitur e kanë keqtrajtuar një vajzë që atë kohë ishte 11 vjeçare. Të dyshuarit tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, teksa Sinjali ka mësuar detajet tronditëse se si dyshohet se u krye akti.

Vajza e cila tash është 12-vjeçare dyshohet se në mars të vitit të kaluar është dhunuar nga dy persona, që në kohën kur kanë kryer veprën penale kanë qenë 17 dhe 15-vjeç. Rasti është zbuluar pas denoncimit të viktimës dhe nënës së saj, e cila sot ia ka mësyrë Prokurorisë për të raportuar rastin e tmerrshëm.

Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë në Prokurori, rasti ka ndodhur në një tualet të bodrumit të banesës, kur dy të miturit ia kishin zënë pritën 11-vjeçares dhe duke ia mbyllur gojën për të mos kërkuar ndihmë, dyshohet se e kanë zhveshur dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me të, fillimisht njëri e pastaj tjetri.

Ky rast i tmerrshëm aktivizoi Prokurorin e Shtetit, për të nxjerrë vendim që të sigurohet prezenca e dy të dyshuarve, të cilët janë paraqitur për intervistim, ku gjatë dhënies së deklaratave kanë mohuar kategorishit ta kenë kryer veprën penale për të cilën janë denoncuar.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim që dy të dyshuarit, njëri prej të cilëve tash i mitur të dërgohen në mbajtje dhe të nisin hetimet për mbledhjen e informacioneve që zbardhin në plotni rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.