Sveçla: Sulmet e mbrëmshme në veri u bën nga ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se sulmet e kryera mbrëmë në veri dhe në komunën e Zubin Potokut, janë kryer nga ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Sveçla tha se kjo është bërë e ditur në bazë të informatave të policisë dhe inteligjencës së shtetit.
“Kemi të dhënat e para nga tereni, nga policia dhe inteligjenca që na thonë se një pjesë e kriminelëve vijnë nga radhët e ish-pjesëtarëve të policisë së Kosovës. Edhe njëherë u dëshmua që konflikti nuk është mes dy etnive por është qytetarët dhe nga ana tjetër bandat kriminale ekstremiste. Pavarësisht kërcënimeve, qytetarëve të Kosovës që jetojnë atje nuk dolën t’i mbështesnin ata”, ka thënë ai.
“Policia e Kosovës po bënë hetime intensive me Prokurorinë Speciale. Siç thash më herët, kemi burimet e informacionit të cilat janë duke u verifikuar për më shumë se prej një kanali, janë duke u mbledhur dëshmitë, qoftë filmimet ose dëshmitarë okularë, për këto aktivitete dhe për këta persona të cilët kanë qenë pjesë e kësaj veprimtarie terroriste. Sipas disa informatave që ne i kemi, disa nga pjesëtarë të këtyre grupeve janë edhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, ka vijuar ai.
Autoritetet e Kosovës kishin njoftuar më 7 nëntor se 578 zyrtarë policorë zyrtarë policorë nga radhët e komunitetit serb në veri të Kosovës, kanë dorëzuar dorëheqjet.
Më 1 dhjetor, Policia e Kosovës ka njoftuar se 80 zyrtarëve policorë u është pranuar dorëheqja dhe ndaj tyre ka vazhduar procesi i njoftimit dhe lëshimi i vendimit mbi dorëheqjen.
Tutje Sveçla theksoi se sulmet e tilla prokuroria speciale i ka cilësuar si shtytje ndaj veprave terroriste dhe kryerje të veprave terroriste.
“Gjatë këtij sulmi janë përdorur shok-bomba, granata dore dhe armë zjarri. Këtë rast PK me proku8orinë speciale, e ka cilësuar si sulm ndaj rendit kushtetues, shtytje ndaj veprave terroriste, kryereje e veprave teorriste, zjarrvënie dhe mbajtje në kontroll armë të paautorizuara”, u shpreh ai.
Tutje ai tha se këto grupe kriminale janë të mbështetura nga Serbia.