Lajme

“Surprisa” e fillimit të Dhjetorit, rikthehet pranëvera

Shumica presin që Dhjetori të fillojë me mot dimëror ashtu siç i ka hije, megjithatë, kësaj radhe pritet të ndodhë krejt e kundërta, për shkak të ardhjes së një mase mjaft të ngrohtë ajrore direkt nge Afrika Veriore.

Ardhjen e kësaj mase mjaft të ngrohtë ajrore e kushtëzon një ciklon i fuqishëm që nga Atlantiku vjen dhe zhvillohet në Gadishullin Iberik dhe Francë. Ky ciklon do të aktivizojë erërat forta dhe të ngrohta direkt nga Mesdheu dhe Afrika Veriore. Cikloni do të shtrihet në një pozitë interesante gjeografike që nga jugu i Portugalisë e deri në perëndim të Ukrainës, vija e tij frontale (ajri i ngrohtë para-frontal) do të shtrihet që nga bregdeti i Marokut, Algerisë, Tunizisë, pastaj në Itali dhe Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Veriore, Bullgari, Rumani e deri në juglindje të Ulkraines do të jemi nën ndikimin e fortë të rrymimeve të ngrohta ajrore që vijnë para masave të fuqishme ciklonike.

Temperaturat do të shënojnë rritje të ndjeshme sidomos të Premten dhe të shtunën ku në Ballkan do të kalojnë mbi 20 gradë Celsius e në Kosovë deri në 18 parashihet.

Të dielën pritet që cikloni të kalojë thellë në lindje të Evropes dhe në Rusi e pas tij masat e ftohta polare ajrore vërshojnë edhe territoret tona./MeteoBallkan