Super lajm: Dalin 100 eurot për studentë
Shumica i morën sot, kur do të dalin 100 eurot për punëtorët e tjerë të sektorit privat dhe studentët?
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se kanë dalur në llogaritë e studentëve 100 eurot e premtuara nga Qeveria.
50 mijë e 778 studentë do të përfitojnë nga kjo ndihmë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.
“50,778 studentë sot pranojnë mbështetjen e njëhershme prej 100 euro në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.
Mbështetja për studentët nuk mbaron me kaq.
Studimet i kemi bërë falas, kurse sivjet kemi rritur edhe numrin e bursave në 2 mijë për ata që studiojnë në STEM, nga 1,000 sa ishte vitin e kaluar.
Qeveria për studentët” shkruan Murati në njoftim.