Sulmohet seksualisht një e mitur në Gjakovë, dyshohet se i arrestuari është familjari i saj
Një vajzë e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person i moshës madhore në Komunën e Gjakovës.
Rasti raportohet të ketë ndodhur me 27 tetor ndërsa i dyshuari është arrestuar me 5 nëntor.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia, transmeton Reporteri.net.
Mediat raportojnë se i dyshuari dhe viktima kanë lidhje të ngushtë familjare.
“SULM SEKSUAL Gjakovë 27.10.2023 – 13:00. Me 05.11.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur është sulmuar dhe ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore. ”, tha zëdhënësi i policisë Sheremet Elezaj.