Lajme

Sulmohet nga qentë endacakë te Menza e Studentëve, 23-vjeçarja pëson lëndime të rënda

Një vajzë 23-vjeçare me inicialet M.M është sulmuar nga qen endacak në Prishtinë.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda në dy këmbët e saj, ku ka marrë trajtimin në QKUK dhe gjendja e saj tani është stabile, raporton ATV.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në afërsi te Menza e Studentëve.

Sipas viktimës M.M (e njohur për redaksinë), sulmi nga qentë endacak ka ndodhur rreth orës 16:15.