Lajme

Sulmohet me mjet shpërthyes Policia e Kosovës në Veri

Pas incidenteve me djegien e veturave në veri të Mitrovicës, mbrëmë gjatë natës, Policia e Kosovës është sulmuar me mjet shpërthyer në rrugën “Ivo Llola Ribar”, tek Qendra e kontrollimit teknik të automjeteve, raporton Gazeta Sinjali.

Në drejtim të zyrtarëve policorë që ndodheshin në detyrë zyrtare (njësia në pikë statike), nga persona deri tani të panjohur është hedhur një mjet i dyshuar shpërthyes.

“Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është – Shok Bombë. Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si ‘Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces.”, ka njoftuar Policia.

Në komunikatë thuhet po ashtu se Policia e Kosovës “pavarësisht akteve të tilla nga individ apo grupe të caktuara kriminale mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në funksion të ruajtjes së rendit, garantimit të sigurisë së qytetarëve pa dallim, si dhe arrestimin dhe sjelljen sa më parë para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar të përfshirë në raste të tilla.”.